Aksident në Lushnje, plago*et drejtuesi i motoçikletës

Aksident në Lushnje, plago*et drejtuesi i motoçikletës
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për disiplinimin e trafikut, ndërsa pritet mbërritja e policisë shkencore për dokumentimin e plotë të aksidentit.