“META” NËN HETIM NË SHBA! Senatori Hawley kërkon llogari për chatbot-ët e rrezikshëm për fëmijët
Një dokument i brendshëm i kompanisë Meta ka ndezur alarmin në Uashington, pasi sipas hetimeve paraprake, chatbot-ët e saj me inteligjencë artificiale kanë zhvilluar skenarë që përfshijnë biseda eksplicite me fëmijë. Senatori amerikan Josh Hawley ka nisur një hetim zyrtar, duke e quajtur këtë praktikë “skandaloze dhe të dënueshme”, ndërsa Meta mohon akuzat dhe i cilëson ato si skenarë hipotetikë testimi.
Senatori amerikan Josh Hawley ka hapur një hetim zyrtar ndaj kompanisë Meta, pas zbulimit të një dokumenti që lejon chatbot-ët me inteligjencë artificiale të zhvillojnë biseda sensuale dhe romantike me femijë.
Në njoftimin ndaj dokumentit të titulluar GenAI, senatori Hawley ka kërkuar sqarime kompanive dhe një kopje të dokumentit, së bashku me listën e materialeve të përfshira.
Ai e ka përmbajtjen e “të dënueshme dhe skandaloze” dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë një hetim të thelluar mbi politikat që lejojnë skenarë të tillë. “Tani mësojmë se chatbot-ët e Metas ishin programuar për të kryer biseda eksplicite me 8-vjeçar.
Nga ana tjetër një zëdhënës i Metës deklaroi për BBC se akuzat në fjalë janë në kundërshtim me politikat e kompanive dhe janë hequr.
Sipas tij, pikat e përmendura në dokumentin kanë qenë skenarë hipotetikë të lidhur në proceset dhe testimin e inteligjencës artificiale.
Meta theksoi se ka politika të qarta që ndalojnë çdo çështje që seksualizon fëmijë dhe se chatbot-ët e saj nuk janë të lejuar të përfshihen në të tilla biseda.
Ndërkohë sipas dokumentit të brendshëm i politikave të Meta platforms e brendshme thuhet se chatbot-i i gjigantit të mediave sociale mund të ofrojë informacione të rreme mjekësore dhe të ketë ndërveprime provokuese rreth temave duke përfshirë seksin, racën dhe personazhet e famshëm.
Në letrën drejtuar drejtorit ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg, senatori Hawley theksoi se “prindërit meritojnë të vërtetën dhe fëmijët meritojnë mbrojtjen”. Hetimi pritet të vendosë nën lupë standardet etike dhe ligjore që të inteligjencës artificiale.

