“FJALORI” I RRJETEVE SOCIALE/ Mbi 6,000 fjalë të reja u shtuan në Fjalorin Cambridge! “Skibidi” nga YouTube tashmë ka një vend në fjalor
Fjalori Cambridge ka shtuar mbi 6,000 terma të rinj këtë vit, një pjesë e madhe e të cilave të huazuara nga popullariteti i tyre në rrjetet sociale. Ekspertët flasin për një ndikim të kulturës së internetit në gjuhën modern që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.
Mund të duken si shprehje të çuditshme ose kalimtare, por termat e famshëm në rrjetet sociale si "skibidi", "tradwife", "delulu" dhe shumë të tjera janë tashmë pjesë zyrtare e gjuhës angleze.
Fjalori prestigjioz Cambridge Dictionary ka shtuar më shumë se 6,000 fjalë të reja këtë vit, duke reflektuar ndikimin e thellë që kultura e internetit po ushtron mbi gjuhën.
Termi "skibidi" i njohur nga seria virale "Skibidi Toilet" në YouTube është përkufizuar si një fjalë pa domethënie të caktuar, që mund të përdoret për të shprehur gjëra "absurde", ose thjesht për humor.
Vetë Kim Kardashian ka postuar një video ku mbante një varëse me mbishkrimin “skibidi toilet”, duke treguar popullaritetin e termit edhe në rrethet VIP.

Ndërkohë, "tradwife" shkurtim për "traditional wife" përshkruan një grua të martuar që ndjek rolet tradicionale në familje kujdeset për shtëpinë, gatuan dhe ndan jetën e saj në rrjete sociale.

Në mesin e fjalëve të reja gjendet edhe "delulu" një term nga "delusional", që përshkruan dikë që zgjedh të besojë në gjëra që nuk janë reale, shpesh për arsye emocionale ose për humor në internet.
Një tjetër term interesant është "broligarchy", që bashkon fjalët “bro” dhe “oligarchy” për të përshkruar një grup të vogël burrash super të pasur dhe me ndikim, veçanërisht në industrinë e teknologjisë – si Elon Musk, Jeff Bezos apo Mark Zuckerberg.

