Tronditet Napoli, inspektori i policisë vri*et nga djali i partneres

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Napolit, ku inspektori i policisë Ciro Luongo, 58 vjeç, nga stacioni i Giuglianos, është vrarë me thikë në banesën e tij.

Sipas autoriteteve italiane, i dyshuari kryesor për krimin është Roberto Marchese, 21 vjeç, djali i partneres së viktimës.

Pas aktit të rëndë, i riu u arratis nga vendngjarja, por u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e sakta të krimit.

Deri tani nuk është lëshuar një urdhër zyrtar arresti për të riun, por ai ndodhet në paraburgim nën mbikëqyrje të rreptë.