Anija me 1200 tonë ushqime për Gazën mbërrin në Izrael
Një anije që transporton 1 200 tonë ushqime të destinuara për në Rripin e Gazës po i afrohet portit të Ashdodit në Izraelin jugor, raporton ”Times of Israel”.
Anija me flamur panamez u nis dje nga Qiproja dhe po transporton 52 kontejnerë që përmbajnë ndihma ushqimore si makarona, oriz, ushqim për fëmijë dhe mallra të konservuara.
Rreth 700 tonë ndihma vijnë nga Qiproja, të blera me fonde të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të ashtuquajturin fondi ”Amalthea”, i themeluar vitin e kaluar për të lejuar donatorët të kontribuojnë në ndihmë nga deti.
Pjesa tjetër vjen nga Italia, qeveria malteze, një urdhër fetar katolik në Maltë dhe OJQ-ja kuvajtiane ”Al Salam Association”.
Pasi të shkarkohen në Ashdod, kontejnerët do të ngarkohen në kamionë dhe do të çohen nga punonjësit humanitarë të Kombeve të Bashkuara në zonat e magazinimit të ”World Central Kitchen”, një organizatë jofitimprurëse që ka shpërndarë ndihma në Gaza.

