Kondi: BE dhe Britania po distancohen nga SHBA për Palestinën, qëndrimi për Ukrainën pritet më i vendosur

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sokol Kondi, foli mbi marrëdhëniet mes BE-së, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, duke theksuar se qëndrimet e liderëve europianë po dallohen gjithnjë e më shumë nga ato amerikane.

"Është një takim interesant sepse të gjithë presim të kuptojmë se deri ku mund të arrij qëllimi i unifikuar i Bashkimit Europian, ndoshta duke përfshirë dhe Britaninë e Madhe që nuk është më pjesë e traktatit të tregut të përbashkët por që ka gjithsesi interesa të mëdha gjeostategjike të tavë, të cilat edhe nëse nuk përputhen me Shtetet e Bashkuara gjithsesi mund të pritej të shihej që dhe Britania e Madhe të shkonte kundra rrymës.

Ajo që mund të thuhet ose që mund të presim është që për BE-në dhe Britania e Madhe kanë filluar të kenë qëndrime të kundërta me SHBA-në për çështjen e Palestinës, ku pavarësisht një sensibilizimi të madh të opinionit publik botëror liderët e mëdhenj të europës mezi janë vënë në lëvizje.

Kështu që kur pamë kaq vështirësi për çështjen e Palestinës që të ketë një kundër reagim të europës që bie ndesh me qëndrimin dhe interesin e SHBA-së por dhe vetë Izraelit, unë pres që për rastin e Ukrainës, qëndrimi dhe pozicionimi i lidërve europian të jetë më i vendosur", u shpreh Kondi.