VIDEO/ Zbaton masën e sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK e "shpërthen" në akuza ndaj Dumanit
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedurave hetimore që janë ende në zhvillim.
Berisha akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat pretendohet se ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
DEKLARATAT NGA DERA E SPAK-ut
Pasi doli nga ambientet e e SPAK-ut, Berisha dha edhe një deklaratë pë mediat, ku nuk i kurseu akuzat ndaj kryeprokurorit të SPAK-ut, Altin Dumani.
"Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli.
Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, por ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë.
Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar, sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri. Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin.
Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 përqind.
Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre", tha Berisha.

