Pyet AI për piromaninë, por i ngatërron emrin, Rama: Ja çfarë thotë ChatGBT për zjarrvënien
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zjarret. Me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë pamje nga vendet fqinje që po përballet me një situatë të vështirë për shkak të zjarreve. Ndërsa në reagimin e tij thekson se gjithashtu është e domosdoshme që të gjithë të tregojnë kujdes ndaj piromanëve verbalë.
Kryeministri ka pyetur AI për piromaninë, por siç duket i ka ngatëruar emrin. Rama thotë se, sipas ChatGPT, në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton ndjesi kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi.

Statusi i plotë
RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE
Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret
Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë
Nderkohe sipas ChatGBT:
Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.
E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:
Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.
Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur
