Protestat anti-qeveritare në Serbi/ Behluli: Mbi 120 të arrestuar, 75 efektivë policie të lënduar
Gazetarja, Ardita Behluli në një intervistë në Ora News u shpreh se gjatë protestave anti-qeveritare në Serbi janë arrestuar mbi 120 persona si dhe janë lënduar 75 efektivë policie.
Behluli: Në 48 orëshin e fundit në Serbi në shumë qytete të Serbisë duke përfshirë këtu kryeqendrën Beogradin, Novi Sadin dhe shumë qytete të tjera, mijëra qytetarë serbë anti-qeveritarë kanë dalë rrugëve të qyteteve të Serbisë përmes protestave të cilët kanë shkaktuar edhe një përplasje me një grup tjetër të mbështetësve të presidentit Vuçiç dhe me policinë.
Këto protesta njihen si protesta ku është shfaqur më së shumti dhuna.
E cila është reflektuar edhe me shumë të plagosur dhe të arrestuar.
Dhunë është përhapur në 90 lokacione të Serbisë.
Sipas raportit të publikuar janë diku mbi 120 të arrestuar, 75 policë që janë të lënduar.
