Dili: LVV nuk pranon vendime që bien ndesh me idetë e saj politike
Në një intervistë për “Ora News”, analisti Visar Dili komentoi zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar qëndrimin e pandryshueshëm të Lëvizjes Vetëvendosja dhe duke kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e votimit në Kuvend.
"Pak a shumë ne e kemi diskutuar pjesën përsa i përket edhe situatës së përgjithshme por ndoshta edhe vendimeve të cilat mund të vijnë dhe e kujtoj herën e fundit kur thastë se Gjykata Kushtetuese të vetmin favor që mund t'ia bëj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj është të shpall të pavlefshëm vendimin e zotit Dehari , pra që të kaloj nga votim i hapur në votim të fshehtë pasi tashmë dihet që rregullorja e kaluar e Kuvendit të Kosovës nuk e lejon që procedura të ndryshoj brenda një votimi.
Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosja vazhdoj të qëndroj po aty në atë mendim që Lëvizja Vetëvendosja asesi nuk mund t'i përqafojë dhe t'i pranojë vendimet që vijnë kundër ideve të tyre politike. Kjo nuk është e tashme, kjo vjen çdo herë nga Levizja Vetëvendosja. Pra është e njëjta retorikë dhe politikë e nuk ndryshon asnjëherë", u shpreh Dili.
