Katër nga pesë të dyshuarit për vras*et e fundit në Kosovë, ende në arrati
Kosova u trondit nga pesë vrasje në vetëm dy ditë, gjatë kësaj jave.
Qyteti i Gjilanit të dielën u shokua nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Të vdekur mbeten babë e bir, argjendarë të njohur në këtë qytet, të cilët u vranë në një kafene afër objektit të komunës.
Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima, shkruan Reporteri.net.
Të dyshuarit për rastin, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë akoma janë në arrati, katër ditë pas rastit.
Policia e Kosovës po i kërkon ata. Policia po të dielën kur ndodhi rasti shpalli në kërkim Mefail Shkodrën dhe djalin e tij, Edonisin, të dy të arrestuar në fund të muajit qershor të vitit 2024 për fajde.
Po atë ditë, pasdite, Policia shpalli në kërkim djalin tjetër të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, Engjullin.
Policia bëri të ditur për gazetën online Reporteri.net se janë zhvilluar bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë dyshuar se janë duke u strehuar të dyshuarit.
Policia gjithashtu tha se janë njoftuar edhe të gjitha pikat kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti.
Si këta, në kërkim është edhe i dyshuari për vrasjen në Hajvali, Xhemail Nuhiu.
Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, ku personi me inicialet M.M., është qëlluar me armë zjarri.
Viktima, sipas Prokurorisë, është dërguar menjëherë në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Xhemajl Nuhiu është i dyshuari për këtë vrasje. Nuhiu po vazhdon të kërkohet nga organet e rendit.
Bedri Matoshi, vëllai i viktimës në një deklaratë ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.
Ai ka thënë se vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.
“Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës.
Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar.
Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, ka rrëfyer ai për mediat.
Policia e Kosovës po i kërkon ata. Policia po të dielën kur ndodhi rasti shpalli në kërkim Mefail Shkodrën dhe djalin e tij, Edonisin, të dy të arrestuar në fund të muajit qershor të vitit 2024 për fajde.
Po atë ditë, pasdite, Policia shpalli në kërkim djalin tjetër të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, Engjullin.
Policia bëri të ditur për gazetën online Reporteri.net se janë zhvilluar bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë dyshuar se janë duke u strehuar të dyshuarit.
Policia gjithashtu tha se janë njoftuar edhe të gjitha pikat kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti.
Si këta, në kërkim është edhe i dyshuari për vrasjen në Hajvali, Xhemail Nuhiu.
Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, ku personi me inicialet M.M., është qëlluar me armë zjarri.
Viktima, sipas Prokurorisë, është dërguar menjëherë në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
I dyshuari për vrasjen pas kryerjes së veprës penale, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Xhemajl Nuhiu është i dyshuari për këtë vrasje. Nuhiu po vazhdon të kërkohet nga organet e rendit.
Bedri Matoshi, vëllai i viktimës në një deklaratë ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.
Ai ka thënë se vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.
“Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës.
Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar. Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, ka rrëfyer ai për mediat.
