Ndahet nga jeta ish-i burgosuri politik! Inxhinieri Saimir Maloku që vuajti dënimin në Spaç
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik.
Maloku, student i dalluar dhe inxhinier i talentuar, vuajti padrejtësisht 9 vite në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pas një gjyqi të montuar nga regjimi komunist, duke u akuzuar si spiun dhe agjent i huaj.
Ai ishte një qendrestar antikomunist dhe bashkëvuajtës me figura të shquara si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.
“Jeta dhe tregimi i Saimir Malokut janë dëshmi të gjalla të mizorisë dhe dhunës së diktaturës komuniste. Ai përfaqëson rezistencën dhe guximin e shqiptarëve për liri dhe dinjitet” shprehet Besim Ndregjoni, President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe Përndjekurve Politik të Shqipërisë.
Saimir Maloku do të mbahet mend si një intelektual i shquar, një inxhinier i talentuar dhe një qytetar që luftoi për lirinë e medias dhe të qytetarëve gjatë një periudhe të errët të historisë shqiptare.
