Qeveria bën publik projektligjin për grupime ekonomike me interes europian, lidh bizneset shqiptare me ato të BE-së
Qeveria bërë publik projektligjin për krijimin e grupimeve ekonomike me interes europian – një model bashkëpunimi që lidh drejtpërdrejt sipërmarrjet vendase me ato të unionit.
Ky format u jep bizneseve lirinë të bashkojnë forcat, të ndajnë burime dhe fitime, por të ruajnë pavarësinë ligjore të secilit anëtar. Për krijimin e tyr kërkohen të paktën dy anëtarë nga vende të ndryshme, të cilët mund të jenë persona fizikë ose juridikë. Ligji parashikon që grupimet të kenë detyrime të qarta: të mbajnë llogari të veçanta financiare, të deklarojnë çdo ndryshim në përbërje dhe të respektojnë legjislacionin tatimor e tregtar shqiptar. Po ashtu, anëtarët përgjigjen bashkërisht për detyrimet e grupimit.
Qëllimi i krijimit mund të jetë i gjerë: nga zhvillimi i përbashkët i një produkti apo shërbimi, deri te bashkëpunimi në kërkim-shkencë, inovacion, eksport apo pjesëmarrje në projekte të financuara nga BE.
Sipas qeverisë, ligji harmonizon rregullat shqiptare me ato të BE-së dhe synon të nxisë investimet, inovacionin dhe konkurrueshmërinë në tregun europian. “Ky është një model që ka dhënë rezultate në shumë vende të BE-së, dhe tani është koha që edhe sipërmarrjet shqiptare të përfitojnë prej tij,” – thuhet në relacionin shpjegues të qeverisë.
Veprimi duket se vjen edhe në një moment kur vazhdojnë negociatat e integrimit dhe kur në shtator pritet të happen dhe kapitujt e fundit
