Vatra e zjarrit në Gërmenjë/ Flakët përhapen drejt territorit grek, terreni i rrezikshëm për shkak të minave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2025, 09:43
Vatra e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vijon të jetë ende aktive dhe flakët janë përhapur edhe më shumë nga era e fortë drejt territorit grek.
Gjithashtu ekipet janë në terren dhe po vijojnë mbajtjen në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit.
Konkretisht në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete.
Ndërkohë shërbimi i bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë rreth dy orë larg në një terren të vështirë.
Përgjatë terrenit ka rrezik nga municione të pashpërthyera, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara.
