FOTOLAJMI/ Zjarri në Parkun e Monellës, flakët shuhen me shkurre, lopata e pantallona të shkurtra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2025, 10:30

Vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Monellës në fshatin Shëmri, njësia Administrative Malzi bashkia Kukës vijon të jetë ende aktive.
Në disa pamje të publikuara nga Syri Tv, shihen disa efektivë të forcave zjarrfikëse që punojnë për të shuar zjarrin me mjete si degë peme dhe lopata.
Pamjet e filmuara janë gjatë natës së mbrëmshme 13 gusht 2025, ku dy zjarrfikës luftojnë me një vatër aktive zjarri, e njëri prej punonjësve është me pantallona të shkurtra.
Këto pamje, tregojnë mungesën e pajisjeve të zjarrfikëseve për të shuar zjarrin, por efektivë të forcave zjarrfikëse janë të detyruar të fikin zjarret me degë peme.
