Çfarë shpresojnë të nxjerrin Trump dhe Putin nga takimi në Alaskë?
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë thënë prej kohësh se duan që lufta të përfundojë, por të dyja vendet duan gjëra që pala tjetër i kundërshton ashpër.
Presidenti Trump tha të hënën se "do të përpiqet t'i rimarrë Ukrainës një pjesë të atij territori [të pushtuar nga Rusia]".
Por ai paralajmëroi gjithashtu se mund të duhet të ketë "disa shkëmbime, ndryshime në territor".
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar çdo ide për "shkëmbim" territoresh.
Ai është i bindur se Ukraina nuk do ta pranojë kontrollin rus të rajoneve që Moska ka pushtuar, përfshirë Krimenë.
"Ne nuk do ta shpërblejmë Rusinë për atë që ka kryer", tha presidenti ukrainas.
Ndërkohë, Vladimir Putin nuk është tërhequr nga kërkesat e tij territoriale, neutraliteti i Ukrainës dhe madhësia e ardhshme e ushtrisë së saj.
Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, pjesërisht, për shkak të bindjes së Putinit se aleanca mbrojtëse perëndimore, NATO, po e përdorte vendin fqinj për të fituar një pikëmbështetje dhe për t'i afruar trupat e saj kufijve të Rusisë.
