Hoti: Vetëvendosja sfidon Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të fundit

Gazetari Shkodran Hoti në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News" komentoi qëndrimin e Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe përplasjet me këtë institucion pas vendimeve të fundit.

"Vetëvendosja nuk është që, në një farë mënyre krahasuar me atë gjykimin e parë nuk është se po e interpreton si herën e parë, në mënyrë të gabuar dhe sipas dëshirës.

Tashmë gjykimi është i qartë dhe i prerë dhe i ka bërë gjërat e ditura, i ka thënë gjërat që kanë të bëjnë me seancat pas gjykimit të parë por në përgjithësi edhe me gjithë procesin që ka ndodhur që prej 3-4 muajsh.

Çfarë po bën Vetëvendosja tashmë në një farë mënyre është duke luftuar me Gjykatën Kushtetuese edhe gjithçka ka filluar me Vjosa Osmanin e cila fillimisht u mor me një prej gjyqtarëve të Kushtetueses, i cili është  Radomir Llaban, gjyqtar serb, i cili është pjesë e Gjykatës Kushtetuese për të cilin tha se e cënon rendin kushtetues së Kosovës", u shpreh Hoti.