VIDEO/ 32-vjeçari izraelit në Kanada dhu*ohet bru*alisht para vajzës së mitur, ministri i Jashtëm i Izraelit: Këto imazhe kujtojnë kohët e errëta të persekutimit të hebrenjve
Ministri i Jashtëm izraelit ka reaguar ashpër ndaj një videoje ku shihet një 32-vjeçar izraelit që rrihet brutalisht para vajzës së tij në Montreal të Kanadasë.
Në videon e postuar në rrjetet sociale të sulmit të premten pasdite pranë një parku në Montreal, një burrë i paidentifikuar shihet që e rrëzon në tokë izraelitin dhe e godet vazhdimisht, ndërsa një vajzë e vogël qëndron pranë tij.
Videoja përfundon me sulmuesin që ikën në një drejtim të panjohur, duke hedhur diçka që duket si një kippah (kapela që mbajnë izraelitët) në një shatërvan.
"Incidenti i treguar në këtë video është tronditës dhe i tmerrshëm. Një baba hebre u rrah dje para syve të vajzës së tij në Montreal të Kanadasë. Këto imazhe kujtojnë kohët e errëta të persekutimit të hebrenjve. Është e tmerrshme. Qeveria kanadeze duhet të bëjë më shumë për të luftuar antisemitizmin!" tha Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar në një postim.
Today in Montreal Jewish father with 3 kids beaten in an unprovoked attack, seemingly by a disturbed person, words have consequences. @Val_Plante @SPVM why did it take for the SPVM over an hour to respond? pic.twitter.com/MufsGoDMjW
— Mayer Feig (@mayerfeig) August 8, 2025
