Turqia u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër planit të Izraelit për marrjen e Gazës

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan u beri thirrje sot vendeve myslimane të punojnë në unitet të plotë për të mobilizuar unionin ndërkombëtar kundër planit të Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, sipas “Reuters”.

“Kombet myslimane duhet të veprojnë në unitet dhe të kundërshtojnë planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas bisedimeve në Egjipt.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në El Alamein me homologun e tij egjiptian pas takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, Fidan tha gjithashtu se Organizata e Bashkëpunimit Islamik ishte thirrur në një takim urgjent.

Fuqitë rajonale, Egjipti dhe Turqia dënuan dje planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës. Ankaraja tha se ky vendim shënonte një fazë të re të politikës gjenocidale dhe ekspansioniste të Izraelit. Gjithashtu, ministri i Jashtëm turk, Fidan bëri thirrje për masa globale për të ndaluar zbatimin e planit.