Malaj: Një nga sfidat më të mëdha sot të njerëzimit janë të lidhur me sistemin e arsimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2025, 17:25
Përmes një interviste në Ora News, pedagogia Nora Malaj tha se jemi në fazën ku universitetet kanë filluar përgatitjen për të pritur studentët tyre të parë dhe për të parë se si do të menaxhohet viti i ri akademik.
Malaj: Jemi në verë dhe pushime ku të rinjtë maturantë kanë bërë zgjedhjen e tyre të parë për vazhdimin e arsimit të lartë. Jemi në fazën ku universitetet kanë filluar përgatitjen për të pritur studentët tyre të parë dhe për të parë se si do të menaxhohet viti i ri akademik. Një nga sfidat më të mëdha sot të njerëzimit janë të lidhur me sistemin e arsimit. Në këtë periudhë në kryefjalë ka qenë turizmi dhe zhvillimi i tij, dhe në këtë rast kemi kuptuar se sa të rëndësishme janë të këto dije që lidhe me të.