Kërkoi lirinë, shtyhet seanca për Metën. Avokati i ish-presidentit: S'ka arsye të vazhdojë në paraburgim
Ka përfunduar seanca në GJKKO për ish-Presidentin, Ilir Meta, i cili kërkoi lirinë.
Mësohet se seanca ndaj Presidentit të PL-së është shtyrë nga togat e zeza.
“Ilir Meta do të lirohet, nuk ka arsye që të vazhdojë në paraburgim. Beteja do të vazhdojë”, tha avokati i tij.
Më 6 Gusht avokatët e Ilir Metës, dorëzuan pranë GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre.
Në kërkesë, argumentohej se SPAK kishte përfunduar hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk kishte më bazë procedurale.
Kujtojmë që më 4 Gusht, Ilir Metës iu komunikua në SPAK mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në përfundim të seancës, tha se prokurorët nuk sollën asgjë të re, qoftë nga hetimi për CEZ-DIA, ashtu dhe për dosjen e lobimit në SHBA.
Avokati theksoi se betejën do ta bëjnë në gjykatë me proces të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, çka pritet të jetë një proces i gjatë gjyqësor.
