QKB: Subjektet e licencuara për formim profesional afat deri më 30 gusht për të përshtatur kriteret

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njofton të gjitha subjektet me licenca aktive në fushën e formimit profesional (Kodi X.2.B) se, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 853, datë 17.07.2024, janë të detyruara të përshtatin kriteret e licencimit brenda datës 30 gusht 2025.

Sipas QKB-së, subjektet duhet të aplikojnë për ndryshimet përkatëse në mënyrë që të mbajnë të vlefshme licencën. Në rast të mosaplikimit brenda afatit të përcaktuar, licenca do të revokohet automatikisht, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

“Të gjitha subjektet, që disponojnë licencë për formim profesional, kanë detyrimin të aplikojnë për ndryshimet e nevojshme, në përputhje me kriteret e reja, me qëllim mbajtjen e licencës, brenda datës 30 gusht 2025, në të kundërt ajo do të revokohet”, thuhet në vendimin e qeverisë së dhjetorit 2024.