Champions League/ Shkëndija humb 'aktin' e parë, Qarabagu e mposht falë një penalltie

Shkëndija e Tetovës është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Kampioneve që e vendoste atë përballë Karabak të Azerbajxhanit.

Ndeshja mes dy skuadrave u vendos nga një penallti e shkaktuar nga Uebster pak minuta pas fillimit të ndeshjes, me Bajramov që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Azerët në fakt ishin ata të cilët dominuan edhe në vijim, duke krijuar raste të shumta, por Gaje ishte në një ditë të mirë dhe ndaloi disa gjuajtje radhazi drejt katërkëndorit të tij.

Ndërkohë, Shkëndija nuk ia doli të shfrytëzonte rastet që krijoi, me Krasniqin e Tamba të cilët kishin mundësi të mira në të dy pjesët e lojës.

Por në fund, ajo penallti rezultoi vendimtare për fatin e takimit, me Shkëndijën që shkon tashmë në Azerbajxhan për ndeshjen e kthimit edhe me disavantazhin e humbjes në shtëpi.