Man.City bën gati 100 milionë euro për lojtarin e Milanit, Guardiola e do me çdo kusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2025, 22:16
Pasi transferoi në fillim të merkatos Tijjani Reijnders nga Milan, Manchester City po punon të bëjë një goditje tjetër po nga kuqezinjtë. Objektivi i radhës i “Qytetarëve” është Rafael Leao.
Mediat angleze raportojnë se Manchester City është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për të bindur Milanin për të lënë të lirë anësorin portugez.
Në anën tjetër, Max Allegri e shikon Leaon si lojtar kyç në projektin e tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit qëndrimin e tij.
Lojtari, nga ana e tij, nuk është shprehur ndonjëherë publikisht që mendon largimin, por të punuarit nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe transferimi te një ekip si Man. City është një mundësi e vështirë për t’u refuzuar.
