I skadoi kontrata me Milanin, Luka Jovic transferohet në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2025, 12:33
Luka Jovic do të vazhdojë karrierën e tij në Greqi.
Ish-sulmuesi i Milanit ka nënshkruar një kontratë me AEK-un e Athinës.
Klubi grek njoftoi këtë transferim në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit:
“AEK FC njofton transferimin e sulmuesit të kombëtares serbe Luka Jovic, i cili luajti për Milanin për dy vjet. Luka Jovic ka lindur më 23 dhjetor 1997. Ai e filloi karrierën e tij te Ylli i Kuq i Beogradit dhe u bashkua me Benfikën në vitin 2016”.
