Aksident i 5-fishtë në Fier–Lushnje, përmbyset edhe autoboti, 2 persona të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2025, 17:52
Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur sot ne autostradën Fier–Lushnje, pranë pushimit të shoferit.
Mësohet se si pasoje e përplasjes kanë mbetur dy persona të plagosur, teksa trafiku është devijuar në rrugë dytësore.
Shkak dyshohet mosrespektimi i shpejtësisë së lejuar dhe rrëshqitje nga shiu që ra këtë moment dhe mbushi rrugën nacionale me ujë.