Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2025, 13:41
Një bombol gazi që përdorej për gatim ka shpërthyer në Leskovik ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 37-vjeçar.
Njoftimi:
Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim.
Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
