Patrik Schick rinovon kontratën me Bayer Leverkusen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2025, 14:26
Patrik Schick ka zgjatur kontratën e tij me Bayer Leverkusen.
Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Romës është zotuar të qëndrojë tek “aspirinat” deri në vitin 2030.
Klubi gjerman e njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Bayer 04 Leverkusen ia ka zgjatur kontratën lojtarit çek Patrik Schick para kohe.
Sulmuesi qendror ka nënshkruar një kontratë me nën-kampionët aktual të Bundesligës që vlen deri më 30 qershor 2030.
Marrëveshja e mëparshme midis palëve vlente deri në verën e vitit 2027”.
Patrick Schick nuk do të kthehet në Serie A: çeku, i cili ishte i lidhur me një kalim te Milani ditët e fundit, ka rinovuar kontratën e tij me klubin gjerman deri në vitin 2030.
