UEFA u beson arbitrave shqiptarë sfidën e Europa League

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Zrinjski Mostar-Breidablik, e vlefshme për turin e tretë të Europa League, që do të luhet më 7 gusht në orën 20:00.

Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e tij.

Olsid Ferataj do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa Albert Doda do të jetë asistent në VAR.

Arbitrat shqiptarë po drejtojnë thuajse çdo javë ndeshje në kompeticionet zyrtare të UEFA-s dhe kanë marrë vlerësime pozitive për performancën e tyre.