Vendosja e tarifave të reja amerikane, si u luhatën tregjet botërore

Tregjet financiare botërore përjetuan një rënie të lehtë, pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave të reja dhe shkarkimin e papritur të drejtueses së Byrosë së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer.

Indeksi amerikan S&P  ra me 1.6%, Dow Jones humbi 1.2%, ndërsa Nasdaq pësoi një rënie të mprehtë prej 2.2%. Në Europë, CAC  në Francë ra me 2.9%, DAX në Gjermani me 2.6% dhe FTSE në Londër me 0.7%.

Tregjet aziatike gjithashtu u goditën: indeksi i Koresë së Jugut ra 3.8%, Hang Seng në Hong Kong humbi 1% dhe Nikkei në Japoni ra 0.6%.

lwvizjet erdhwn menjëherë pas hyrjes nw fuqi tw tarifave qw prekin rreth 90 shtete.

Në të njëjtën ditë, Trump shkarkoi drejtoreshën e agjencisë që përpilon të dhënat më të rëndësishme të punësimit në vend, pas një raporti zhgënjyes mbi krijimin e vendeve të punës në korrik, ku u shtuan vetëm 73,000 vende, ndërsa u rishikuan negativisht me 250,000 vende edhe shifrat e muajve maj dhe qershor.

Një tjetër lëvizje tronditëse ndodhi edhe në Rezervën Federale, ku anëtarja Adriana Kugler njoftoi dorëheqjen, duke i dhënë Trump mundësinë të emërojë një zë të ri në komitetin që vendos për normat e interesit.