FOTO+VIDEO/ Pas denoncimit në Ora News, “zgjohen” inspektorët e Bashkisë. I hiqet tenda “Trinity”-së, lirohet hapësira në Xhamllik

Pak ditë më parë televizioni “Ora News” i dha zë shqetësimit qytetar për zaptimin e hapësirës publike nga lokal “Trinity” në zonën e Xhamlikut në Tiranë, i cili kishte zaptuar 120 metra trotuar në të dyja anët e rrugës dhe nuk prekej deri në ato momente nga Inspektorët e Bashkisë.

Vetëm disa orë pas publikimit të videos ku shihej qartë zaptimi i trotuarit, lokal “Trinity” ka hequr tendat nga të dyja anët e trotuarit.

Qytetari shkruan:

Faleminderit Tv Ora News për publikimin e këtij rasti. Disa orë pasi ju keni publikuar pamjet, lokali ka çmontuar tendën dhe ka vendosur çadra si të gjitha bizneset përreth. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe koha e atyre që “nuk preken” duhet të marrë fund.