Bonusi i bebes ndihmoi mijëra familje që prej nga vitit 2019, kryeministri Rama publikon shifrat

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes, një program i qeverisë shqiptare që ka nisur në janar të vitit 2019 dhe synon të mbështesë familjet e reja në momentin e lindjes së fëmijës.

Shifrat u bënë të ditura sot nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë, skema e bonusit parashikon mbështetje financiare prej 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019”, shkroi kryeministri Rama, duke theksuar rolin e kësaj mase në lehtësimin e barrës ekonomike për familjet shqiptare.