FOTO/ Lionel Messi shfaqet me orën “Barbie”, ja shifra marramendëse e “Rolex”-it të rrallë

Lionel Messi është parë duke mbajtur një orë rozë të ndritshme Barbie që ka një vlerë prej 700 mijë paund.

Ylli i Inter Miami u shfaq me orën e Rolex ndërsa ndoqi ekipin e tij që barazoi 0-0 me Cincinnati të shtunën.

Messi ishte në tribunë pranë djalit të tij Thiago, 12 vjeç, me një këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra bezhë.

FOTO/ Lionel Messi shfaqet me orën “Barbie”, ja shifra

Por ishte ora mahnitëse Rolex Daytona “Barbie” që mori gjithë vëmendjen.

Kjo orë e jashtëzakonshme është ndërtuar duke përdorur diamante e safirë rozë, që përputhet me uniformën e Inter Miami dhe ka 18 karat ari të verdhë.

Rolex ka prodhuar vetëm 10 të tilla. Ato nuk janë në pikat e shitjes dhe është kompania ajo që kontakton klientët e përshtatshëm.