VIDEO/ Lamine Yamal gjen golat e parë me fanellën numër 10 të Barçës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2025, 17:51
Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik.
Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seulin.
Sfida u zhbllokua nga Leva në minutën e 8-të, ndërsa më pas Lamine Yamal gjeti golat e parë me fanellën numër 10.
Në pjesën e dytë realizoi Kristensen dhe Gavi, ndërsa Ferran Torres shënoi dygolësh.
Skuadra e Hansi Flik duket se nuk ka ndërmend të ndalet edhe këtë sezon teksa synojnë Championsin, i vetmi trofe që ju mungoi vjet.
