Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

Dinamo ka kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët.

Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë.

Dalja me karton të kuq e Gassamës komplikoi llogaritë për ekipin e Dajës, por numri i lojtarëve në fushë u barazua çerek ore para fundit, pasi Andrade u ndëshkua.

Dinamo mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të shkuar kështu në turin tjetër.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Vikingur ka shkuar në shtesë. Shkodranët po pësojnë disfatë 3-2, teksa në sfidën e parë patën fituar 2-1.