Angazhimi në Europë mbaroi shpejt, Partizani zyrtarizon miqësoren e parë pas eliminimit

Partizani do të kthehet në fushë kundër Kukësit, më 2 gusht ora 18:00. Klubi i kuq ka zyrtarizuar axhendën e miqësores në “Arena e Demave”.

Partizani rikthehet kështu për një ndeshje para tifozëve pas zhgënjimit në Europë. Përballë janë verilindorët, që vijojnë rrugëtimin në Kategorinë e Parë për edicionin e dytë radhazi.

Të kuqtë janë aktualisht pa trajner. Skuadra po vijon nën drejtimin e trajnerit të moshave, Fatjon Muhameti.