Ministri francez, Saint-Martin: Kërkojmë përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit!

Franca ka ritheksuar se sektori i verës dhe pijeve alkoolike të përjashtohet nga tarifat e Trump. Ministri i tregtisë së jashtme, Laurent Saint-Martin u shpreh se ata janë të qartë në atë që kërkojnë dhe se sektori i verës duhet të përjashtohet nga tarifat.

Saint-Martin zhvilloi një takimi me përfaqësuesit e sektorëve të prekur nga marrëveshja, e cila vendos tarifa prej 15% për shumicën e produkteve evropiane të eksportuara në SHBA nga 1 gushti. Franca eksporton verëra dhe pije alkoolike me vlerë rreth 4 miliardë euro në Shtetet e Bashkuara.

Ministrja Franceze e Bujqësisë, Anne Genevard theksoi se sektori i verës po përballet me probleme dhe rënie të konsumit dhe se tarifat për këtë sektor mos të kalojë 15%.

"Shpresoj se nuk do të kalojë 15%, që është në të vërtetë një kufi dhe se, për disa sektorë, do të jemi në zero. Po mendoj për sektorin e verës, i cili po përballet me një problem me vëllimet e prodhimit dhe një rënie të konsumit", tha Genevard.