Vra*ja e Ilaria Sulas, nëna e autorit kërkon gjykim të shkurtuar
ITALI- Gjyqtarja hetuese e Romës, Antonella Minunni, ka lëshuar një urdhër gjykimi të shkurtuar ndaj Nors Manlapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçari që vrau 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula.
Sipas mediave italiane Manlapaz akuzohet për komplot për të fshehur një kufomë, një vepër penale e rënduar nga një lidhje teleologjike, term ligjor që nënkupton se veprimi është kryer për të fshehur një krim tjetër, në këtë rast vrasjen e vajzës.
Seanca dëgjimore për çështjen e saj është caktuar për 10 dhjetor dhe do të zhvillohet në gjykatën e Romës, përpara një gjyqtari të vetëm.
Siç raportohet nëna e Samson mund të kërkojë një procedurë alternative, duke përfshirë marrëveshje për pranimin e fajësisë, për të përfituar nga uljet e dënimit të parashikuara me ligj.
Ilaria Sula, rezultonte e zhdukur që prej datës 25 Mars në Romë.
Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike.
Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.
Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas.
Sipas raportimeve ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë.
Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më.
Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në ëhatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.
Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale.
Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe.
Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.
