Çika: Volumi tregtar mes Rusisë e SHBA i vogël, sanksionet ndaj Moskës nuk do sillnin impakt

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se volumi tregtar mes Rusisë dhe SHBA është jashtëzakonisht i vogël dhe për këtë arsye sanksionet ndaj Rusisë nuk do sillnin ndonjë impakt.

Çika: Në shkurt të 2022 nisi lufta në Ukrainë dhe disa muaj më vonë kemi sanksionet e para të cilat janë vendosur kundrejt Rusisë.

Kryesisht nga BE por edhe nga SHBA.

Sanksionet janë një nga format të cilat përdoren në arenën ndërkombëtare për t’iu vendosur shteteve të caktuara të cilat për ti rikthyer ato në atë që është boshti qoftë i bisedimeve apo edhe i rregullimit të mëvonshëm të marrëdhënieve ndërmjet atyre që vendosin sanksionet por edhe të sanksionuarve.

Sanksionet në tërësi janë forma të shprehjes edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare apo të ushtruara edhe nga organizata ndërkombëtare por kanë veçantinë për arsyen dhe për natyrën e vet sanksioneve nuk japin rezultate të drejtpërdrejta.

Volumi tregtar mes Rusisë dhe SHBA është jashtëzakonisht i vogël.

Gjë që do të thotë se sanksionet e vendosura drejtpërsëdrejti kundrejt Rusisë nuk do silnin ndonjë impakt.