Marrëveshja tregtare SHBA-BE/ Muço: Marrëveshja e parealizuar sipas prodhuesve

Ekspert i Ekonomisë, Klodian Muço në një intervistë në Ora News u shpreh se marrëveshja tregtare SHBA-BE është e parealizuar sipas prodhuesve.

Muço: Qoftë Trump, qoftë Von Der Leyen e prezantuan këtë si një ndër marrëveshjet më të mëdha historike.

Diçka që duhet të kënaqte të dyja grup shtetet.

Sigurisht që duke nisur nga faktori që 30-35% për shumë prej produkteve të caktuara, normalisht që të arrish tek 15% konsiderohet arritje.

Megjithatë shumë prej shteteve të caktuara apo shumë prej prodhuesve të caktuar përsëri këtë e konsiderojnë si një marrëveshje gjysmake.