Njihuni me parashikimin e motit për këtë të mërkurë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2025, 07:28
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.
Reshje shiu te herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës parashikohen reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.
Deti pritet të ketë valëzimi 1-2 ballë.
