Ksamil/ Me ndihmën e babait, nipi bën për spital xhaxhain, arrestohen
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës, për shkak se gjatë një konflikti me sende të forta, goditën një 57-vjeçat, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Me ndihmën e të atit, 35-vjeçari godit me sende të forta xhaxhain, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Policia bën me dije se shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës.
Ndërkohë edhe dy shtetas të tjerë ranë në prangat e policisë, pasi po drejtoni mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. R., 25 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
• A. B., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
