Uragani Iona forcohet në Paqësorin Qendror, përbën rrezik për Hawaiin?
Uragani Iona është forcuar me shpejtësi në një ciklon tropikal të kategorisë së parë të hënën në mëngjes, ndërsa vazhdon lëvizjen mbi ujërat e ngrohta të Oqeanit Paqësor qendror.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së me bazë në Miami njoftoi se Iona doli të dielën nga një depresion tropikal dhe aktualisht ndodhet rreth 1,440 kilometra në juglindje të Honolulusë.
Sipas autoriteteve meteorologjike, stuhia ka erëra maksimale të qëndrueshme prej rreth 120 km/orë dhe po lëviz me një shpejtësi prej 17 km/orë në drejtim perëndimor.
Deri më tani, Iona nuk përbën kërcënim për Havajin dhe asnjë paralajmërim apo vëzhgim bregdetar nuk është lëshuar.
Ekspertët parashikojnë që uragani të vazhdojë të intensifikohet gjatë dy ditëve të ardhshme përpara se të fillojë të dobësohet rreth mesit të javës.
Iona shënon stuhinë e parë të emëruar të sezonit të uraganeve në Paqësorin qendror.
Ndërkohë, një sistem tjetër moti është formuar në të njëjtën zonë.
Depresioni Tropikal Dy-C ndodhet rreth 1,840 kilometra në lindje-juglindje të Honolulusë dhe ka erëra maksimale të qëndrueshme prej 55 km/orë.
Autoritetet presin që edhe ky sistem të forcohet në ditët në vijim.
