VIDEO/ Trump ndryshon afatin, i jep Rusisë 10-12 ditë kohë për të arritur armëpushim në Ukrainë
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar ditën e sotme se po rishikon afatin që i ka dhënë Rusisë për të arritur një marrëveshje në Ukrainë.
Trump pak kohë më parë njoftoi një afat prej 50 ditësh për të arritur një kompromis por mesa duket ai ka ndryshuar mendim dhe mendon ta bëjë afatin 10 deri në 12 ditë.
Trump njoftoi vendosjen e sanksioneve dytësore kundër Rusisë, përveç nëse do të ketë një marrëveshje.
"Ne do të vendosim sanksione dytësore ndaj Rusisë - përveç nëse arrijmë një marrëveshje. Ndoshta do ta bëjmë këtë marrëveshje. Nuk e di", tha ai.
Presidenti amerikan tha se homologu i tij, Putin duhet të arrijë një marrëveshje teska shtoi se qëndrimin e tij janë për gjakderdhje të kotë. Sipas tij rusët dhe ukrainasit po vdesin pa asnjë arsy".
Trump edhe më parë e ka theksuar se me Putin ka komunikuar shumë herë dhe se ka patur bisedë të mirë me të. Ai gjithashtu kohët e fundit e ka shprehur zhgënjimin e tij për Putin pasi nuk ka arrritur ende të akorodjë një marrëveshje me të.
"Kam folur me Presidentin Putin shumë herë, ne shkuam shumë mirë. Dhe pastaj papritmas ai del dhe fillon të hedhë raketa në qytete si Kievi, duke vrarë të moshuar në azile pleqsh ose këdo në rrugë, me trupa kudo", tha Trump.
Trump:
— Clash Report (@clashreport) July 28, 2025
We will impose secondary sanctions on Russia, unless we make a deal. We might make a deal. I don't know.
Putin has got to make a deal.
Russians and Ukrainians are dying for no reason. pic.twitter.com/AjwYpDqOMt
