“4 FANTASTIKËT” E NISIN ME FITIME! Filmi i Disney, tejkalon Supermen si premiera me fitimet më të larta

Filmi Fantastic Four ka fituar 118 milionë dollarë vetëm në ditën e premierës së saj duke thyer rekordin e Supermen. Kjo shifër e lartë ishte dhe pjesë e parashikimeve nga kritikët e filmave.

Premiera e filmit Fantastic Four ishte i suksesshëm. Vetëm në ditën e premierës ky prodhim kinematografik i Disney kapi një shifër fitimesh prej 118 milionë dollarë, duke e bërë kështu si filmin më të suksesshëm debutues për vitin 2025.

Në vendin e dytë për arkëtimet gjatë fundjavës përfundoi “Superman” i Warner Bros. Pictures, i cili fitoi gati 25 milionë dollarë.

 “Superman”, pjesë e universit të filmave DC, deri më tani ka fituar 289.5 milionë dollarë që nga shfaqja më 11 korrik.

Analistët e filmave shprehen se  suksesi i dy filmave me superheronj të këtij muaji tregon se “nëse ky zhanër ose kategori filmash do të zhdukej, do të ishte shkatërruese për industrinë”.

 “Jurassic World Rebirth” e Universal Pictures u rendit i treti, duke fituar 13 milionë dollarë në javën e katërt në kinema. Deri më tani, ka fituar 301.51 milionë dollarë në vend.

Programi i filmave për muajin korrik ka rritur fitimet me 12.3% nga fillimi i vitit në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Comscore.

Dhe fitimet mund të arrijnë edhe 4 miliardë dollarë këtë verë, gjë që do të shënonte të dytin vit pas pandemisë që arrin këtë nivel.