VIDEO/ Nga Delvina zjarri rrezikon të përhapet drejt Gjirokastrës, zjarrfikësit në terren për të shuar flakët

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, së bashku me forcat mbështetëse të bashkisë, u nisën në drejtim të malit të Skërficës, për të bërë të mundur  izolimin e zjarrit që po vjen nga Delvina drejt territorit të Bashkisë Gjirokastër.

Aktualisht në terren për të shuar flakët që po përhapjen janë angazhuar:

6 punonjës të MZSH,

15 punonjës të shërbimeve publike.

Sa i përket zjarreve të së dielës në vargmalin Fushë-Bardhë – Zhulat, zjarri është shuar plotësisht. Në fshatin Zhulat ka disa trungje masive që vazhdojnë të digjen, por pa rrezikshmëri. Ato po monitorohen nga shërbimi zjarrfikës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.

Në zonën e Kalasës, Njësia Administrative Vergo, Bashkia Delvinë situata është më e qetë nga një ditë më parë. Aktualisht ka zjarr vetëm në majë  të malit mbi Kalasë.

Nga zjarri i ditës së djeshme është djegur vetëm një shtëpi e braktisur. Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, shërbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë.