Demokratët nuk i ndahen dosjes Epstein/ Kërkojnë një kopje të librit të ditëlindjes së tij ku dyshojnë se ka shkruar Trump
Dy kongresmenë demokratë kanë kërkuar nga pasuria e Jeffrey Epstein-it një kopje të plotë të “librit të ditëlindjes”, ku thuhet se ndodhet një poezi e shkruar nga presidenti amerikan. Kjo kërkesë vjen mes rritjes së tensioneve politike për dosjet e bujshme dhe kritikave për mënyrën se si po e menaxhon Donald Trump.
Dy kongresmenë demokratë i kanë kërkuar zyrtarisht avokatëve që përfaqësojnë pasurinë e Jeffrey Epstein-it një kopje të plotë dhe të paredaktuar të të ashtuquajturit “libri i ditëlindjes”, një album i mbushur me mesazhe dhe urime për 50 vjetorin e tij nga figura të rëndëisshme.
Aty supozohet sipas Wall Street Journal që puvlikoui materialin gjatë javës se ka një poezi të shkruar nga poezi Donald Trump.
Në letrën zyrtare, dërguar të premten, demokratët theksojnë se përmbajtja e këtij libri mund të jetë shumë e rëndësishme për mbikëqyrjen ndaj mënyrës se si administrata po e trajton çështjen Epstein.
Ata kërkojnë që dokumenti t'u dorëzohet deri më 10 gusht.
Libri i ditëlindjes thuhet se është përpiluar nga bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein-it, Ghislaine MaxWell, e cila aktualisht vuan një dënim me 20 vite burg për trafik seksual të të miturve.
Sipas Wall Street Journal, libri përmban urime nga dhjetëra miq të Epstein-it, përfshirë Donald Trump, Bill Clinton dhe avokatin Alan Dershoëitz.
Trump e ka paditur gaeztën për shpifje duke thënë së kishte shkruar një faqe me dialog të trilluar mes Donaldit dhe Jeffrey-t, bashkë me një skicë të një gruaje të zhveshur.
Dosjet e Epstein-it janë kthyer në një pikë tensioni mes presidentit Trump dhe bazës së tij politike, e cila ka kërkuar me ngulm publikimin e dokumenteve që lidhen me krimet e Epstein-it.
Debati u nxit kur Trumpit iu tha në maj nga prokurori i tij i përgjithshëm se emri i presidentit shfaqej në dosjet që lidheshin me hetimet.
