GAZA – IDF asgjëson dhjetëra-mijëra artikuj me ndihma humanitare të destinuara për banorët

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) asgjësuan dhjetëra-mijëra artikuj me ndihma humanitare, duke përfshirë sasi të mëdha ushqimesh, të destinuara për banorët e Gazës, të cilat skaduan pasi u lanë në pritje për javë të tëra në anën palestineze të pikës kufitare Kerem Shalom.

Sipas burimeve, sasia e furnizimeve të asgjësuan vlerësohet në mbi një mijë kamionë.

“Ne varrosëm gjithçka dhe madje dogjëm disa”, tha një burim.

“Edhe sot, ka mijëra pako që presin në diell, dhe nëse ato nuk transferohen në Gaza, ne do të detyrohemi t’i shkatërrojmë ato”, theksoi IDF.