Kolegji Zgjedhor për dy qarqe/ Rrëzon kërkesën për Durrësin dhe Elbasanin, pritet vendimi për Fierin
Kolegji Zgjedhor i përbërë nga 5 anëtarët e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës sapo ka nisur sencën e fundit gjyqësore përsa i përket zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, konkretisht shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike Aleancës së Shqipërisë Madhështore përsa i përket shpalljes së pavlefshme jo vetëm të rezultatit të zgjedhjeve më qarkun e Fierit por edhe shpalljen e pavlefshme të të gjithë procesit zgjedhor në Fier.
Më herët gjatë ditës së sotme, Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur të rrëzojë një kërkesë të tillë të PD-së për të shpallur zgjedhjet e pavlefshme në qarkun e Elbasanit, praktikisht duke certifikuar rezultatin e Elbasanit dhe gjithashtu ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike Aleancës së Shqipërisë Madhështore për të shpallur zgjedhjet e pavlefshme në qarkun e Durrësit.
Tashmë është edhe qarku i fundit, ai i Fierit ku Kolegji Zgjedhor pritet për të dëgjuar arguentet e palëve, pra PD-së, KQZ-së dhe PS-së, të tërhiqet për vendim dhe më pas të jap publikisht vendimin për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjes ose certifikimin e rezultatit në qarkun e Fierit.
