Angjeli: Faza e parë e reformimit të Akademisë së Shkencave, e përfunduar. Kalojmë në fazën 2

Prof.Dr. Anastas Angjeli i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se faza e parë e reformimit të Akademisë së Shkencave tashmë mund të konsiderohet e përfunduar.

Angjeli: Në Akademinë e Shkencave nuk ka akademikë të angazhuar me kohë të plotë, përveç 5-6 vetave që janë kryetari, nënkryetari, sekretari dhe tre drejtues të tre seksioneve të ndryshme.

Të tjerët janë anëtarë të asamblesë.

Asambleja mblidhet, merr vendimet të cilat pastaj i zbaton.

Shumica e akademikëve janë të angazhuar me punë në institucione që drejtojnë.

Me reformën që ka bërë Akademia e Shkencave ka një riorganizim.

Dhe duhet pranuar që faza e parë e reformimit të Akademisë së Shkencave tashmë mund të konsiderohet e përfunduar.

Dhe kalojmë në fazën e dytë që është zbatimi i ligjit të shkencës që u theksua edhe sot në konferencë shtypi.